Sport

Mbappe do të dënohet nga FIFA

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe. pritet të gjobitet nga FIFA, raporton Daily Mail.

Mbappe ka shkëlqyer deri më tani, por nuk i është përmbajtur rregullave të FIFA-s.

Ai dy herë u shpall lojtar i ndeshjes dhe ka pasur obligim të flasë për media pas ndeshjeve. Por nuk e ka bërë këtë. Ka refuzuar.

Pas ndeshjes së parë, Mbappes dhe federatës franceze iu bë e ditur se lojtari do të dënohet nëse e përsërit të njëjtin gabim. Por Mbappe nuk foli as pas ndeshjes së dytë dhe FIFA tani pritet ta dënojë.