Neymari do t’i mungojë Brazilit në ndeshjen e fundit në grup në Kupën e Botës në Katar. Këtë e ka konfirmuar të martën mjeku i përfaqësueses së Brazilit.
Rodrigo Lasmar ka thënë se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm që të premten të luajë ndaj Kamerunit. Në fakt është pritur mungesa e Neymarit, ndërsa ajo është tashmë e konfirmuar.
Brazilit do t’i mungojnë edhe Danilo dhe Alex Sandro.
Brazilianët tashmë kanë siguruar kalimin tutje.