Sport

Kjaeri i gatshëm për duelin me Australinë

Mbrojtësi Simon Kjaer do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e fundit të Danimarkës që e luan ndaj Tunizisë.

Kthimin e Kjaerit në formacionin bazë të ekipit, e ka konfirmuar edhe trajneri Kasper Hjulmand. Kjaer nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Francës për shkak se nuk ishte rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në duelin e parë ndaj Tunizisë.

Ai ishte titullar në ndeshjen që përfundoi pa gola, por u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së dytë. Danimarka do të përballet të mërkurën ndaj Australisë në kuadër të Grupit D. Danezëve patjetër iu duhet fitorja në këtë ndeshje për të avancuar në 1/8 e finales.

Danimarka ka një pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, dy më pak se Australia që renditet e dyta në grup.