Sport

Martinez pranon dëshpërimin e lojtarëve të Belgjikës

Seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez ka pranuar se lojtarët janë të dëshpëruar për humbjen 2:0 nga Maroku të dielën. Ai ka thënë se ekziston tensioni në grup. Kalimin në fazën nokaut, Belgjika do ta kërkoj në ndeshjen kundër Kroacisë të enjten.

“Po ka tensione në grup. Është e natyrshme. Është si në një familje. Nëse nuk keni tension apo mosmarrëveshje në familje, kjo ndodh sepse nuk keni emocione. Kjo është hera e parë që gjendemi në një situatë të tillë. Nuk kemi humbur kurrë me 2 gola në Kupën e Botës”, ka thënë Martinez në një intervistë për “rtbf.be” të hënën. Kroacia dhe Maroku kanë nga katër pikë në grupin F, ndërsa Belgjika me një pikë më pak në vendin e tretë. Pa pikë është Kanadaja.