Sport

Komentatorët gabuan portierin e Marokut për 38 minuta

Yassine Bounou ishte zëvendësuar nga Munir Mohamedi para se të niste ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Marokut, por komentatorëve të BBC-së iu deshën 38 minuta për ta kuptuar ndryshimin.

Portieri i Marokut, Yassine Bounou, i njohur si Bono, nuk po luan aktualisht, ndërsa komentatori Guy Moëbray, i është referuar Mohamedit si Bono.

Bono ishte i pranishëm në formacion gjithandej para ndeshjes, por përzgjedhësi i Marokut ka ndryshuar mendjen pak para se të niste ndeshja.