Ballkani është në epërsi pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Ndeshja në Gjilan i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ishte mbrojtësi Bajram Jashanica që shënoi golin në minutën e 37-të.
Ai realizoi me goditje të saktë nga zona. Në ndeshjen Malisheva – Llapi nuk janë shënuar gola në pjesën e parë.