Sport

Kosta-Rika synon ta harrojë humbjen 7:0

Ndeshja e dytë e Kosta-Rikas në Kupën e Botës në Grupin E do të jetë të dielën kundër Japonisë, që synon ta vazhdojë suksesin e shënuar nga ndeshja e parë.

Japonezët triumfuan 2:0 ndaj Gjermanisë, katër herë fituese e Botëroreve.

Kosta-Rika humbi 7:0 nga Spanja në fillim të turneut.

“Los Ticos” janë pjesëmarrës në Kupën e Botës për herën e tretë rresht.

Sukses të jashtëzakonshëm patën në vitin 2014, kur arritën deri në çerekfinale, pasi dolën në krye të Grupit D, para Uruguait, Italisë dhe Anglisë.

Greqinë e eliminuan në penallti në raundin e parë të fazës nokaut.