Sport

Brazili shkatërron Serbinë, shënon vetëm dy gola

Brazili është dëshmuar si një prej pretendentëve më të mëdhenj për titullin e botës në Katar. Në ndeshjen e parë në Botëror, Brazili ka shkatërruar me lojë Serbinë. Dhe në fund ka fituar vetëm 2:0.

Fitorja e Brazilit është dashur të jetë dukshëm më e thellë në bazë të asaj që yjet e kësaj përfaqësuese kanë shfaqur në fushën e lojës. Brazili ka sulmuar vazhdimisht dhe ka krijuar raste pa ndalë. Por çuditërisht realizoi vetëm dy gola.

Për 1:0 shënoi Richarlison në minutën e 62-të. I njëjti lojtar në minutën e 73-të shënoi për 2:0. Goli i dytë ishte “kryevepër” futbolli. U vlerësua si goli më i bukur i Botërorit në Katar deri më tani.

Brazilianët kanë qëlluar shtyllën dy herë, ndërsa golit i janë afruar edhe në shumë raste.

Gjithsej Brazili i kishte 24 tentime për gol. Serbia i kishte katër tentime gjithsej. Brazili i kishte dhjetë goditje që shkuan në drejtim të portës, ndërsa Serbia asnjë.

Ndeshja u luajt në “Lusail Iconic Stadium”. Brazili është në grupin G, ndërsa ndeshjen e ardhshme e luan të hënën ndaj Zvicrës. Ndërkohë Serbia takohet me Kamerunin.

Fitorja vetëm 2:0 mund të ketë çmim të shtrenjtë për Brazilin. Ylli më i madh i kësaj përfaqësuese, Neymar, e ka lëshuar fushën pas një lëndimi.


Brazili po e shkatërron Serbinë në ndeshjen e Kupës së Botës.

Brazili ka shënuar dy gola deri më tani, por kjo është shumë pak marrë për bazë rastet që po krijojnë yjet e kësaj përfaqësuese.

Brazili ka dërguar dy herë topin në shtyllë deri më tani.


Richarlisoni ka shënuar supergol në minutën e 73-të.

Për sulmuesin e Tottenhamit ishte goli i dytë personal për Brazilin në ndeshjen në të cilën po dominon ndaj Serbisë.

Ky ballafaqim i takon Grupit G.

GOLI: https://dubz.co/v/w8vny5


Brazili në epërsi të merituar 

Brazili e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen e Grupit G në Kupën e Botës 2022 ndaj Serbisë dhe me meritë ka krijuar epërsinë e një goli.

Brazilianët kaluan në epërsi në ndeshjen e parë të Botërorit në Lindjen e Mesme nëpërmjet Richarlisonit.

Richarlisoni përfitoi nga topi i kthyer prej portierit serb, dhe e tundi rrjetën nga afërsia në minutën e 62-të. Dy minuta më herët, Brazili qëlloi shtyllën me Alex Sandron.


Brazili nuk ka arritur ta gjejë rrugën e golit pas 45 minutave në ndeshjen e parë të Botërorit të këtij viti.

Brazili barazoi pa gola në 45 minutat e parë me Serbinë.

Brazilianët patën më shumë nga loja, por pa arritur që ta dërgojnë topin prapa shpinës së portierit kundërshtar.

Kjo ndeshje i takon Grupit G.

Zvicra është lidere pas ndeshjes së parë me tri pikë.

Kameruni është i fundit pa pikë.


Ka nisur ndeshja në mes të Brazilit dhe Serbisë, e vlefshme për Grupin G në Kampionatin Botëror të futbollit “Katari 2022”.