Xherdan Shaqiri asistoi në golin e fitores së Zvicrës të enjten përballë Kamerunit në Kupën e Botës.
Faqja e Twitterit, “OptaFranz”, që merret me statistika të lojtarëve, ka veçuar statistika mbresëlënëse të futbollistit shqiptar të Zvicrës, me përfaqësuesen helvetike.
Zvicra në katër ngjarjet e mëdha, me golin e së mërkurës, ka shënuar gjithsej 24 gola. Dhe Shaqiri ka lënë gjurmë.
“Xherdan Shaqiri ka qenë i përfshirë në saktësisht 24 golat e Zvicrës në katër paraqitjet e fundit në turnetë e mëdha (në Kampionate Evropiane dhe Botërore), duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar katër të tjerë”, ka shkruar “OptaFranz”.