Achraf Hakimi është në dyshim për ndeshjen e vështirë të Marokut ndaj Belgjikës të dielën, raporton “Daily Mail” të enjten.
Ai ka pësuar një lëndim në muskul kundër Kroacisë, ndeshje që përfundoi pa gola të mërkurën.
Mbrojtësi i djathtë i PSG-së ndjeu një shqetësim në muskulin e pasme të këmbës.
Ndeshja Belgjikë – Maroku luhet të dielën nga ora 14:00 dhe i takon grupit F.
Belgjika fitoi përballjen ndaj Kanadasë të mërkurën me rezultat minimal, 1:0.