Sport

Danimarka nuk mbështet Infantinon, por mohon largimin nga FIFA

Foto: Reuters

Federata e Futbollit e Danimarkës ka mohuar largimin nga Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA).

Zëdhënësi i Federatës daneze ka konfirmuar edhe të enjten se nuk do ta mbështesë Gianni Infantinon edhe për një mandat në FIFA.

“Disa media kanë keqkuptuar se Federata e Futbollit të Danimarkës do të largohet nga FIFA. Ne jemi kritikë dhe të pakënaqur dhe nuk do të votojmë për Infantinon. Ne do të diskutojmë veprime të mëtejshme me kolegët tanë nordikë dhe evropianë”, ka thënë një zëdhënës për media i Federatës daneze, raporton të enjten “20min.ch”.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Moeller të mërkurën bëri të ditur se nuk do ta mbështesë rizgjedhjen e Gianni Infantinos si president i FIFA-s, pasi organi drejtues i futbollit botëror kërcënoi ekipet me sanksionim nëse kapitenët e tyre do të bartnin shiritin e kampanjës “One Love” në Botëror.