Ardian Nuhiu nuk do të jetë më trajner i Dritës. Vetë trajneri e ka komunikuar lajmin përmes një konference për shtyp të enjten në ambientet e klubit.
Largimi i Nuhiut është bërë me marrëveshje të dyanshme, është njoftuar në konferencë.
Eliminimi nga Kupa e Kosovës në fazën 1/16 ka lënë shije të hidhur te drejtuesit e Dritës. Skuadra nga Gjilani dje u eliminua në shtëpi nga Liria e Prizrenit, që garon në Ligën e Parë, duke u mposhtur 2:1.
Nuhiu erdhi te Drita në vitin 2018. Fitoi një titull kampioni. E kishte vazhduar kontratën për tre vjet pak muaj më parë.