Sport

E fejuara e Courtoisit incizon të fejuarin duke pritur penalltinë

E fejuara e Thibaut Courtoisit, Mishel Gerzig, është në shkallët e stadiumit dhe e ka kapur një prej momenteve më të mira të ndeshjes Belgjika – Kanadaja.

Belgjika është duke fituar 1:0, ndërsa në pjesën e parë, Courtoisi priti penallti.

30-vjeçari, portier i Real Madridit, në minutën e nëntë, ndali futbollistin e Bayern Munichut, Alphonso Daviesin.

Askush nuk do të mund të ishte më krenare sesa partnerja e tij, Misheli.