Përfaqësuesja e Belgjikës ka fituar me vështirësi përballë Kanadasë në ndeshjen e tyre të parë të Grupit F. Belgjika të mërkurën mbrëma fitoi 1:0 përballë kanadezëve. Belgjika prinë me tri pikë, Kroacia e Maroku kanë nga 1 pikë, ndërsa Kanadaja në vendin e fundit pa pikë.
Alphonso Davies i Kanadasë kishte rastin për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e 11-të, por gjuajtjen e tij nga penalltia e priti portieri Thibaut Courtois.
Golin e vetëm dhe të fitores, Belgjika e shënoi në minutën e 44-t. Realizator ishte Mitchy Batshuayi.
Përfaqësuesja e Belgjikës është në epërsi ndaj Kanadasë pas pjesës së parë. Kjo ndeshje i takon Grupit F dhe rezultati është 1:0 në favor të belgëve pas 45 minutave të parë.
Golin për Belgjikën e shënoi sulmuesi Michy Batshuayi në fund të pjesës së parë.
Ai realizoi në minutën e 44-të pas asistimit të mbrojtësit Toby Alderëeireld. Kanadaja ka mundur ta ketë një gol të shënuar në këtë pjesë sikur mos të kishte dështuar nga penalltia Alphonso Davies. Gjuajtjen e tij e priti nga pika e bardhë portiere Thibaut Courtois në fillim të takimit.
Thibaut Courtois e ka shpëtuar skuadrën e Belgjikës pa pranuar gol.
Alphonso Davies i Kanadasë nuk shënoi nga penalltia, pasi më i suksesshëm se ai doli portieri shtatlartë i belgëve, Courtois.
Kanadaja fitoi penallti pasi Yannick Carrasco preku topin me dorë. Gjyqtari kryesor u konsultua me sistemin VAR dhe vendosi të sinjalizonte në pikën e bardhë.
Por, Davies nuk shënoi nga 11-të metra.
Ndeshja mes Belgjikës dhe Kanadasë i takon Grupit F.