Sport

Steffen pritet t’i mungojë Zvicrës në ndeshjen ndaj Kamerunit

Një ditë para se Zvicra ta luaj ndeshjen e parë në Kupën e Botës kundër Kamerunit, Renato Steffen mungoi në stërvitje.

Futbollisti i Luganos vuan nga tensioni në pjesën e sipërme të trupit, raporton “20min.ch”.

Ai pritet të mungoj ndaj Kamerunit, por nuk do të largohet nga përfaqësuesja zvicerane.

Zvicra të enjten luan ndeshjen e parë të grupit G, ku bëjnë pjesë edhe Brazili dhe Serbia. Ndaj Kamerunit, Zvicra luan në ora 11:00 të enjten.