Sport

Danimarka nuk do ta mbështesë Infantinon shkaku i shiritit të kapitenit

 

Federata e Futbollit të Danimarkës (DBU), ka thënë se nuk do ta mbështesë rizgjedhjen e Gianni Infantinos si president i FIFA-s, pasi organi drejtues i futbollit botëror kërcënoi ekipet me sanksionim nëse kapitenët e tyre do të bartnin shiritin e kampanjës “One Love” në Botëror.

Në konferencën e mbajtur të mërkurën, kreu i DBU-së, Jesper Moeller, ka thënë se ishte shumë i zemëruar me veprimet e FIFA-s dhe se federata e tij nuk do ta votojë Infantinon në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.