Portieri legjendar i Meksikës, Guillermo Ochoa ka treguar se puna pas skenës e “profesorit” Gustavo Pinero, trajnerit të portierëve të Meksikës, , ka pasur shumë ndikim në pritjen që bëri të martën.
Ochoa ndali penalltinë e Robert Lewandowskit duke i mundësuar Meksikës të barazoi me Poloninë.
“Ne punojmë me profesorin Gustavo Pinero në penallti. Ne e dimë se çka bën Lewandowski. Jam i lumtur që kam ndalur penalltinë dhe që kam mbajtur portën të paprekur”, ka thënë Ochoa.
Ochoa ishte hero i Meksikës tashmë, pas paraqitjeve të mëdha në Botërorët e kaluar.