Sport

Messi e Lewandowski janë aty, por Arabia Saudite udhëheq në Grupin C

 

Kanë përfunduar ndeshjet e para në grupin C të Botërorit. Dhe lidere e grupit është Arabia Saudite, që vlerësohej autsajdere e plotë.

Në grupin C është Polonia e Robert Lewandowskit, Argjentina e Lionel Messit si dhe Meksika që vazhdimisht shfaq nivel në Kupën e Botës. Por është Arabia që udhëheq grupin, pas fitores 2:1 ndaj Argjentinës. Në ndeshjen tjetër Polonia e Meksika barazuan pa gola.