Trajneri i Arabisë Saudite, Herve Renard ka folur për fitoren e madhe të ekipit të tij ndaj Argjentinës. Arabia Saudite shokoi Argjentinën në ndeshjen e parë të Grupit C, duke e mposhtur me rezultatin 2:1.
Renard ka thënë se befasitë e tilla, sikurse fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës, ndodhin në Kupat e Botës.
“Argjentina është ende një ekip fantastik me 36 ndeshje radhazi pa humbur, kampione e Copa Americas me lojtar spektakolar, por ndonjëherë këto gjëra të papritura ndodhin në futboll”, është shprehur Renard.