Sport

Lojtarët me përvojë në Evropë, avantazh për Japoninë

Përfaqësuesja e Japonisë nuk kishte lojtarë që luanin në Evropë kur bëri debutimin në Kupën e Botës në 1998. Tani, në turneun e Katarit, ata kanë më shumë lojtarët vetëm nga klubet gjermane sesa nga J-League e tyre vendase. Japonia nis kampanjën e saj të shtatë radhazi në Kupën e Botës kundër Gjermanisë në Doha të mërkurën, dhe pritshmëritë nuk kanë qenë kurrë më të larta. Janë vetëm shtatë lojtarë të J-League te Japonia për Kupën e Botës në Katar.

Prej tyre, Yuto Nagatomo luajti për Interin, Galatasarayn e Marseillen përpara se të kthehej në Japoni pas 11 vjetësh në Evropë, ndërsa Hiroki Sakai gjithashtu luajti në Gjermani dhe Francë. Pjesa tjetër e skuadrës së trajnerit Hajime Moriyasu kanë përvojë në Evropën Perëndimore dhe Nagatomo beson se kjo do ta ndihmojë shumë Japoninë në këtë Botëror.

“Ne kemi shumë lojtarë që luajnë në klube jashtë shtetit dhe ata janë mësuar me ndeshje të vështira”, tha Nagatomo.

Tetë lojtarët nga ekipi i këtij Botërori bëjnë karrierë në Gjermani, tre në Francë, dy në Spanjë, Angli dhe Belgjikë dhe nga një në Portugali dhe Skoci.