Sport

Lewa ëndërron të shënojë në Kupën e Botës

 

Robert Lewandowski është prej sulmuesve më të mirë në botë. Por polaku ka ende një ëndërr të parealizuar – të shënoi gol në Kupën e Botës.

34-vjeçari i Barcelonës është kapiten i Polonisë. Lewandowski mban rekordin te Polonia me 76 gola në 134 paraqitje, por ende nuk ka shënuar në skenën më të madhe.