Maqedonia e Veriut ka luajtur miqësore me Finlandën të enjten mbrëma në Shkup.
Ndeshja përfundoi 1:1, ndërsa realizator për Maqedoninë e Veriut ishte Enis Bardhi. Bardhi shënoi nga penalltia në minutën e 75-të.
Oliver Antman kaloi në epërsi Finlandën në minutën e 37-të. Pos Bardhit, te Maqedonia V. kanë startuar Egzon Bejtullai, Visar Musliu e Ezgjan Alioski.
Për Maqedoninë V. kanë luajtur edhe Valon Ethemi dhe Agon Elezi.