Xherdan Shaqiri do të paraqitet për herë të katërt në Kupën e Botës. Në katër botëroret, Shaqiri ka luajtur për një klub të ndryshëm.
Në vitin 2010, Shaqiri luante për Baselin, në vitin 2014 për Bayern Muenchenit, në vitin 2018 për Stoke Cityn, ndërsa aktualisht është futbollist i Chicago Fire të SHBA-ve. Shaqiri 31-vjeçar pjesë e përfaqësueses helvetike është që prej vitit 2010, ndërsa ka shënuar 26 gola në 109 ndeshje.
Te Zvicra është lider bashkë me Granit Xhakën. Zvicra e luan më 24 nëntor ndeshjen kundër Kamerunit, në kuadër të grupit G. Më pas do të luaj ndaj Brazilit dhe Serbisë.