Probleme që në nismë, nuk zhvillohet ndeshja e Ligës Unike
Ndeshja e parë u zhvillua pa u tërhequr shorti, ndërsa një skuadër u largua ende pa nisur gara. Por këto nuk janë telashet e vetme të Ligës Unike në basketboll.
Të martën është njoftuar se nuk do të zhvillohet ndeshja e Golden Eagle Yllit me Tiranën. Kjo ndeshje është dashur të luhet të mërkurën.
“Ju njoftojmë se ndeshja e paraparë për nesër kundër KB Tiranës në Ligën Unike, për shkaqe organizative nuk do të zhvillohet”, ka njoftuar kampioni kosovar, Ylli.
Nuk është qartësuar nëse ndeshja është shtyrë apo është anuluar plotësisht.
Skuadrat nga Shqipëria për nga organizimi qëndrojnë shumë prapa skuadrave nga Kosova.