Zvicra ka nisur të martën me stërvitje në Katar, ku do të paraqitet në Kupën e Botës në futboll. I pari stërvitjen e së martës e ka kryer Xherdan Shaqiri. Ylli kosovar i Zvicrës pas një ore ësht ë larguar nga fusha në drejtim të sallës së fitnesit.
Por nga Federata e Futbollit e Zvicrës kanë bërë të ditur se nuk ka arsye për brengosje.
Lojtari ofanziv, Shaqiri, ka përfunduar më herët stërvitjen, për shkak se i është formuar një flluskë në këmbë.