Sermaxhaj: Penalltia për Dritën prishi planet tona
Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj ka thënë se penalltia e akorduar në favor të Dritës, prishi planet e tij.
“Synimi ka qenë të vazhdojmë me rezultat të mira, por pësuam nga ekipi që tradicionalisht ka krijuar lojë të mirë me vite të tëra. E kemi ditur se na pret një ndeshje e vështirë për çka edhe kemi marrë masat, por penalltia na prishi organizimin. Në pjesën e parë luajtëm siç deshëm me kundërsulme dhe arritëm të qëllonim shtyllën, ndërsa në pjesën e dytë barazuam rezultatin, por më pas pësuam gol nga distanca dhe humbëm lojën. Kemi pasur mungesa që ndoshta përveç nivelit taktit, do të na jepte energji në fushë”, ka thënë Sermaxhaj.