Sport

Futsall, Kosova po pëson nga Ukraina pas pjesës së parë

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall është në disavantazh pas pjesës së parë nga Ukraina, në ndeshjen e xhiros së tretë të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

Në duelin që po luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, rezultati është 2:1 në favor të Ukrainës.

Ukrainasit shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht duke zhbllokuar rezultatin me anë të Ihor Cherniavskyit (5’), përpara se Yevgen Siryi (8’) ta dyfishojë epërsinë.

Megjithatë, Kosova arriti ta ngushtojë epërsinë me golin e realizuar nga Drilon Maxharraj (16’).

Kjo ndeshje i takon Grupit 11, të cilit i prinë Ukraina.