Sport

Besa Famgas përballet me ekipin kroat në Kupën Evropiane

Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll, Besa Famgas të martën e ka mësuar kundërshtarin për raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Në këtë raund, Besa do të përballet me ekipin nga Kroacia, MRK Sesvete. Shorti është tërhequr në Vjenë, ndërsa Besa Famgas ndeshjen e parë do ta luajë në Kroaci.

Dueli i parë, luhet në fundjavën e parë të dhjetorit ndërsa ai i kthimit pas një javë në Kosovë. Besa është kualifikuar në raundin e tretë të kësaj gare, pasi vikendin e shkuar e eliminoi skuadrën e Helsinkit.