Sport

Roma favorite për Okaforin

Skuadra e Romës ka parakaluar Milanin në garën për shërbimet e sulmuesit Noah Okafor. “Calciomercato” raporton të martën se Roma ka nisur negociatat me Salzburgun për transferimin e 22-vjeçarit.

Mësohet se Roma është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për kartonin e Okaforit, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Okafor ka treguar paraqitje të mira këtë edicion për Salazburgun, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Ai ka shënuar dhjetë gola në të gjitha garat, ndërsa Salzburgut iu bashkua në vitin 2010 nga Baseli.