Massimiliano Allegri pret një sezon më të vështirë për skuadrën e tij.
Juventusi ka gjashtë vite rresht që dominon në Serie A, duke rrëmbyer gjashtë Scudetto dhe këtë vit synon ta fitojë edhe të shtatën.
Por sipas trajnerit të ‘bardhezinjëve’, Massimiliano Allegri, skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë ta përsërisë këtë sukses duke parë edhe përforcimet e ekipeve kundërshtare, transmeton kp.
“Gjashtë Scudetto radhazi ishte e vështirë, por të arrijmë te e shtata do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Allegri.
“Ekipet tjera janë përforcuar, duke pasur synime më të mëdha për sezonin tjetër”.
“Roma kishte mbledhur 87 pikë sezonin e shkuar, që janë numri më i madh i pikëve të mbledhura në histori për këtë klub, derisa këtë vit pres nga ata që të jenë më të fortë”.
“Por mos të harrojmë Napolin, Milanin e sidomos Interin, i cili ka treguar lojëra fantastike në fazën përgatitore”, ka theksuar trajneri i Juventusit.