Sport

Milani kërkon fitore në “San Siro” për ta konfirmuar kalimin në fazën nokaut

 

Skuadra e Milanit ka në duart e veta fatin për avancim nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve. Dueli i xhiros së fundit të fazës grupore me Red Bull Salzburgun është vendimtar për të ardhmen e Milanit këtë edicion në Champions.

Përballja është vendimtare edhe për Salzburgun, ekip që po ashtu e synon kalimin në fazën e nokautit. Milani dhe Salzburgu austriak do të përballen të mërkurën mbrëma (21:00) në stadiumin “San Siro”, në kuadër të Grupit E.