Kolumbiani Juan Cuadrado po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Juventusit. Në një intervistë për mediumet italiane të martën, Cuadrado ka paralajmëruar largimin nga Juventusi.
Ai ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa krerët e Juventusit kanë marrë vendim që të mos e vazhdojnë bashkëpunimin me 34-vjeçarin.
“Jam i lumtur që jam pjesë e Juventusit, pasi ky ekip është si familje. Pothuajse gjatë tërë karrierës kam luajtur këtu, por sa i përket të ardhmes do të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Cuadrado.
Këtë edicion, ai ka tri asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat. Cuadrado është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar pesë tituj kampioni të Italisë.