Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas e ka humbur ndeshjen e parë evropiane të këtij edicioni. Skuadra pejane, Besa Famgas, të dielën pasdite u mposht nga skuadra finlandeze IFK Handball Helsinki. Ndeshja në Helsinki përfundoi me rezultatin 28:27 për vendasit. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane, nivelit të tretë të garave kontinentale për klube.
Besa ishte duke udhëhequr pas pjesës së parë, 13:12, por finlandezët shfaqën më shumë në pjesën e dytë. Vendimtare do të jetë ndeshja e kthimit që luhet pas një jave në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Te Besa Famgas janë të vendosur për të kaluar në raundin e tretë, ka shkruar FHK-ja Lojtarët e Besës e nisën ndeshjen mirë dhe krijuan epërsi deri në pesë gola në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë vendasit ishin më shumë në epërsi. Krijuan avantazh deri në katër gola, por dallimi në fund ishte vetëm një gol, 28:27. Egzon Gjuka i shënoi tetë gola nga 14 tentime ppër Besën. Pesë gola nga pesë tentime i shënoi Jon Vokshi, kurse Victor Alonso realizoi pesë gola nga shtatë tentime.
Besa ka përvojë shumë të gjatë në Evropë, ndërsa ekipi finlandez po i bën hapat e parë. Hendbolli në Finlandë nuk është shumë i zhvilluar, por Helsinki ia doli të fitojë ndeshjen.