Avdijaj pritet të largohet nga Schalke

Avdijaj pritet të largohet nga Schalke

31 July 2017 09:06

Menaxheri i klubit Schalke, Christian Heidel, është bërë më i qartë pse Donis Avdijaj nuk është pjesë e ekipit në Austri, ku po përgatitet për edicionin e ri në Bundesligë. Heidel ka theksuar se Avdijaj nuk bën pjesë në planet e Schalkes.

“U lirua për t'u marrë me kërkimin e një klubi të ri”, është shprehur Heidel, njofton “derwesten.de” të dielën. Avdijaj 20-vjeçar me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për një vit e gjysmë ishte huazuar edhe në klubin austriak Sturm Graz. Edicionin e kaluar luajti për herë të parë me fanellën e Schalkes. Shënoi dy gola në nëntë paraqitje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme