1 perditesime
Sport

Liverpooli fiton ndaj Ajaxit dhe kalon në fazën e nokautit

Liverpooli fiton ndaj Ajaxit dhe kalon në fazën e nokautit
Foto: AP
22:53

Liverpooli fiton ndaj Ajaxit dhe kalon në fazën e nokautit

Liverpooli ka shënuar fitore të pastër në udhëtim tek Ajaxi me rezultatin 3:0.

Ky triumf ia siguron ekipit anglez kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Mohamed Salah shënoi golin e parë në minutën e 42-të. Në fillim të pjesës së dytë, Liverpooli shënoi dy gola të shpejt.

Darëin Nunez realizoi golin e dytë në minutën e 49-të. Kurse golin e tretë dhe fundit e shënoi Harvey Elliott në minutën e 52-të.

Me 12 pikë, Liverpooli renditet në vendin e dytë në Grupin A. Ajaxit mbetet i treti dhe garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.

21:53

Liverpooli në avantazh kundër Ajaxit

Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë kundër Ajaxit me epërsinë e një goli.

Mohamed Salahu ka shënuar për ekipin anglez në minutën e 42-të. Ndeshja po luhet në Amsterdam të Holandës dhe është e vlefshme për Grupin A.