Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e Bayer Levekursenit, Patrik Schick, ka njoftuar “The Sun” të martën. Mësohet se trajneri Erik Ten Hag po kërkon me ngulm një sulmues në afatin kalimtar të janarit dhe po insiston në Schickun.
Ai po e sheh çekun si zëvendësim ideal për Cristiano Ronaldon, i cili pritet të largohet nga klubit në fillim të vitit të ardhshëm. Schick ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet 50 milionë euro.
26-vjeçari është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2020, ndërsa këtë edicion ka tre gola në 15 paraqitje në të gjitha garat.