Sport

Shaqiri nis stërvitjet te Lugano

Nga e hëna (sot), e deri me 13 nëntor, Xherdan Shaqiri do të stërvitet me skuadrën e Luganos. Lajmi është konfirmuar nga klubi zviceran. Shaqiri do të përgatitet me ekipin e Superligës së Zvicrës për të qenë gati për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar nga 20 nëntori e deri 18 dhjetor.

Për t'u stërvitur te Lugano, është dashur edhe leja e klubit ameriakn Chicago Fire. Pierluigi Tami, drejtori i ekipeve kombëtare të Zvicës, shprehet shumë i kënaqur me mikpritjen e Luganos.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Luganos dhe Chicago Fire për këtë mundësi. Kur klubet ofrojnë mbështetje për federatën dhe kombëtaren tonë, është një gjest i bukur për futbollin zviceran në tërësi”, tha Tami.

Për këtë çështje, mbështetje ka dhënë edhe selektori i Zvicrës, Murat Jakin.

“Nëse Xherdan Shaqiri mund të stërvitet në nivelin më të lartë me një klub ambicioz zviceran, nuk është vetëm një avantazh për të, por edhe për Zvicrën. Ndaj le të shpresojmë që ai të arrijë kombëtaren në formën më të mirë të mundshme për Botërorin”, ka deklaruar Jakin.