Sport

Xhudoja nuk ndalet, kthime të suksesshme dhe fytyra të reja

Loriana Kuka fitoi medalje të bronztë në Grand Slamin në Abu Dabi
 

Nora Gjakova e Loriana Kuka gjatë karrierës kanë medalje dukshëm më të mëdha se ato që i fituan këtë javë. Por medaljet në Grand Slamin e Abu Dabit janë me vlerë të jashtëzakonshme për të dy xhudistet.

Kampionia olimpike, Nora Gjakova, dhe medalistja botërore, Loriana Kuka, kanë shënuar rikthim të rëndësishëm në Abu Dabi. Për këtë arsye trajneri Driton Kuka i çmon medaljet nga ky Grand Slam.