Sport

Muja zëvendësues në humbjen e Antwerpit

Antwerpi e ka humbur derbin kundër Genkut në elitën e futbollit të Belgjikës. Të dielën, Antwerpi pësoi në shtëpi nga Genku me rezultatin 3:1, në duelin e xhiros së 14-të.

Sulmuesi kosovar, Arbnor Muja u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të.

Por, Muja nuk arriti që ta ndihmon skuadrën e tij që të shmangë humbjen.

Për Mujën ishte paraqitja e pestë në Superligën e Belgjikës. Genku që është lider, tani ka katër pikë më shumë se Antwerpi që është i dyti.