1 perditesime
20:26

Muriqi shënon në befasinë e Mallorcas ndaj Valencias

Vedat Muriqi ka realizuar golin e pestë sezonal në La Liga, në fitoren që Mallorca e arriti ndaj Valencias si mysafire, 2:1.

Edinson Cavani ia dha epërsinë fillimisht Valencias në minutën e 52-të para se Muriqi nga penaltia në minutën e 66-të dhe Lee Kang-In në të 83-n të realizonin për befasinë e Mallorcas.

Pas 11 ndeshjeve Mallorca ka shkuar në kuotën e 12 pikëve.

19:57

Muriqi rikthehet me gol pas suspendimit

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, është kthyer me gol në ndeshjen ndaj Valencias në xhiron e 11-të të La Ligas.

Futbollisti realizoi nga penaltia në minutën e 66-të për të barazuar rezultatin 1:1.

Muriqi ka munguar në dy ndeshjet e fundit në ligë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Elches.

Këtë edicion ai ka arritur në golin e pestë.

https://streamja.com/Q2Km9