Dortmundi e ka mposhtur Hannoverin si mysafir me rezultatin 2:0, të mërkurën mbrëma.
Me këtë fitore, Dortmundi e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 11-të me autogolin e Bright Arrey-Mbi.
Golin e dytë dhe të fundit e shënoi Jude Bellingham nga penalltia në minutën e 71-të.
Edhe Hannoveri pati mundësi të shumta për të shënuar, por Gregor Kobel ishte në formë të lartë duke pritur disa gjuajtje të vendasve.