Sport

Cuadrado dhe Juventusi ndajnë rrugët në fund të sezonit

Edicioni aktual, do të jetë i fundit për Juan Cuadradon me fanellën e Juventusit. “Football-Italia” ka raportuar të martën se Cuadrado do të largohet nga Juventusi verën tjetër kur edhe i skadon kontrata.

Bëhet e ditur se krerët e Juventusit kanë vendosur që mos t’ia ofrojnë kolumbianit rinovimin e kontratës, i cili në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë. 34-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar pesë tituj kampioni të Italisë përgjatë kësaj periudhe.

Këtë edicion, Cuadrado ka një asistim në 13 paraqitje në të gjitha garat. Interesim më herët për shërbimet e tij, kanë shfaqur Fiorentina e Interi.