Liga e Konferencës: Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri”, i kushton rënia në pjesën e dytë

- 22:52Liga e Konferencës: Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri”, i kushton rënia në pjesën e dytë
- 22:38Liga e Konferencës: Sivasspori kalon në epërsi
- 22:30Liga e Konferencës: Barazon Sivasspori
- 22:11Liga e Konferencës: Dy raste të mira në fillim të pjesës së dytë
- 21:47Liga e Konferencës: Ballkani i shkëlqyeshëm në pjesën e parë
- 21:38Liga e Konferencës: Ballkani në epërsi
- 21:31Liga e Konferencës: Rrahmani me rast të artë, gjuan mbi portë
- 21:24Liga e Konferencës: Ende pa gola në “Fadil Vokrri”
- 19:37Formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani – Sivasspor
Liga e Konferencës: Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri”, i kushton rënia në pjesën e dytë
Rënia e madhe në lojë në pjesën e dytë i ka kushtuar me humbje Ballkanit. Kampioni i Kosovës në futboll të enjten mbrëma u mposht 2:1 nga Sivasspori në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës. Ndeshja u luajt në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në atmosferë shumë të bukur sportive. Stadiumi ishte i mbushur, ndërsa përkrahja për Ballkanin ishte e madhe.
Ballkani e luajti shumë mirë pjesën e parë dhe shkoi në pushim me epërsi prej 1:0. Armend Thaqi shënoi me goditje të ultë, pas një veprimi shumë të bukur individual të Meriton Korenicës. Thaqi shënoi në minutën e 36-të.
Në fillim të pjesës së dytë suharekasit krijuan dy raste të mira, por që nuk i konkretizuan. Sidomos rasti i Ermal Krasniqit në minutën e 50-të ishte shumë i mirë. Por ai dështoi i vetëm përballë portierit të skuadrës turke. Dy minuta më vonë Qëndrim Zyba provoi nga distanca, por portieri i Sivassporit, Ali Sasal Vural sërish intervenoi me sukses.
Më pas skuadra turke nisi të marr kontrollin e lojës. Dhe këtë e konkretizoi me dy gola dhe me fitore. Rezultatin në 1:1 e barazoi Hakan Arsnal në minutën e 72-të. Ballkani nuk ia doli të marr veten dhe e pranoi edhe golin e dytë. Ishte Karol Angielski që shënoi golin e fitores për skuadrën turke. Ai realizoi për 2:1 në minutën e 81-të.
Në fakt skuadra turke e nisi ndeshjen më mirë. Por pa rrezikuar seriozisht. Më pas Ballkani rreshtoi rastet. Albion Rrahmani gjuajti mbi portë në minutën e 30-të. Lumbardh Dellova provoi nga distanca në minutën e 33-të. Ermal Krasniqi e Bajram Jashanica provuan në fund të pjesës së parë, por pa konkretizim.
Ballkani prej vendit të parë në grup ka rënë në vendin e katërt. I ka katër pikë, sa edhe Slavia në vendin e tretë. Sivasspori udhëheq me shtatë pikë, sa i ka edhe Cluji në vendin e dytë.
Javën e kaluar Ballkani fitoi në udhëtim ndaj Sivassporit.
Ekipi nga Suhareka i ka edhe dy ndeshje në grup dhe është në lojë sa i takon kualifikimit.
E pret Slavia Pragën më 27 tetor dhe luan në udhëtim ndaj Clujit në Rumani, më 3 nëntor.
Liga e Konferencës: Sivasspori kalon në epërsi
Sivasspori ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Ballkanit. Skuadra turke ka kaluar në epërsi në minutën e 81-të.
Për 2:1 ka shënuar Karol Angielski në minutën e 81-të.
Liga e Konferencës: Barazon Sivasspori
Sivasspori ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Ballkanit. Në minutën e 72-të ka shënuar Hakan Arslan.
Loja e Ballkanit ka pësuar rënie në minutat e fundit.
Rastet e humbura mund të kushtojnë në fund.
Liga e Konferencës: Dy raste të mira në fillim të pjesës së dytë
Ballkani ka rrezikuar dy herë portën e Sivassporit në fillim të pjesës së dytë.
Në minutën e 50-të Ermal Krasniqi lëshoi rast të artë kur gjuajti drejt në portier. Ndërkohë Qëndrim Zyba provoi nga distanca në minutën e 52-të. Sërish portieri i skuadrës turke ruajtur portën e tij.
Rezultati mbetet 1:0 në të mirë të Ballkanit.
Liga e Konferencës: Ballkani i shkëlqyeshëm në pjesën e parë
Ballkani ka shkëlqyer në pjesën e parë, sidomos në minutat e fundit. Ballkani po udhëheq 1:0 ndaj Sivassporit në “Fadil Vokrri”. Atmosfera është e shkëlqyer po ashtu.
Armend Thaqi shënoi golin, ndërsa portën e skuadrës turke e kanë rrezikuar edhe Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi e Bajram Jashanica.
Liga e Konferencës: Ballkani në epërsi
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Sivassporit.
Është Armend Thaqi që ka shënuar për 1:0 në minutën e 36-të.
Thaqi me goditje të ultë mposhti portierin turk. Ishte Meriton Korenica që kaloi thuajse gjithë mbrojtjen e Sivassporit dhe shërbeu Thaqin.
Liga e Konferencës: Rrahmani me rast të artë, gjuan mbi portë
Albion Rrahmani ka lëshuar rast të artë në ndeshjen Ballkani – Sivasspor.
Rrahmani në minutën e 30-të ishte përballë portierit të skuadrës turke, por gjuajti lartë mbi portë.
Liga e Konferencës: Ende pa gola në “Fadil Vokrri”
Ballkani e Sivasspori po zhvillojnë ndeshje të hapur në “Fadil Vokrri”. Por nuk janë shënuar gola në 25 minutat e parë të takimit të Ligës së Konferencës.
Atmosfera në stadiumin e mbushur me shikues është shumë e bukur.
Ballkani po e kërkon golin e epërsisë, njëjtë si skuadra turke.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani – Sivasspor
Trajneri Ilir Daja do të luajë me formacionin 4-3-3 në ndeshjen kundër Sivassporit, që i takon Grupit G të Ligës së Konferencës.
Trajneri nga Tirana ka vendosur që në portë të jetë portieri Stivi Frashëri.
Në mbrojtje, kapiteni Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Astrit Thaqi dhe në krahun e majtë Arbër Potoku. Thaqi u kthye në formacion pas suspendimit. Por ai do të luajë si mbrojtës i qendrës, ndërsa Lumbardh Dellova do të luajë si mesfushor qendror.
Përkrah Dellovës do të luajnë Lindon Emërllahu dhe Qëndrim Zyba.
Treshja e sulmit mbetet e njëjtë.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Sivassporit nis në orën 21:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi do të jenë në përkrahje të sulmuesit qendror, Albion Rrahmani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Loshaj synon të lërë gjurmë në futbollin turk

Elsa e Lonisa, mundëset e reja që ëndërrojnë karrierë si të Majlindës

Te Zvicra urojnë që Xhaka e Shaqiri të priten ngrohtë në Prishtinë

Me të artën në Paris, Distria vazhdoi serinë e jashtëzakonshme

Kalimi tek Olympiacosi, hap i madh për Zymer Bytyqin

Arifi, shpresë e taekwondos së Kosovës

Po kalon në heshtje diskriminimi ndaj karateistëve kosovarë

Barcelona bindëse ndaj Sevillas, shkëputet në tetë pikë

Interi thellon krizën e Milanit

Kyrie Irving kalon te Mavericks

“Palestrës së re” në Istog po i rrëzohen muret dhe dritaret
