Trajneri i Sivassporit, Riza Çalimbay ka vlerësuar Ballkanin, por ka thënë se gabimet individuale e vendosën ndeshjen e së enjtes mbrëma në Sivas. Ballkani fitoi 4:3 dhe tani është lider i grupit në Ligën e Konferencës.
Gabimet individuale për fat të keq vendosën këtë ndeshje. Ishte ndeshje që kemi mundur ta fitojmë lehtë, por për fat të keq kemi pranuar gola të lehtë. Kemi pranuar gola të panevojshëm. Kemi mundur ta përfundojmë këtë ndeshje në të mirën tonë. Kundërshtari ka ekip të mirë. Kemi bërë shumë gabime, sidomos në mbrojtje. Është dëshpëruese të pësosh në shtëpi, por është rimeçi. Do të bëjmë më të mirën për të ndrequr këtë. Po mësojmë nga secila ndeshje. Ne ende kemi gjasa. Kemi ndeshje për të luajtur. Në Kosovë do të tregojmë çdo gjë që mundem”, ka thënë Çalimbay.
-
7 tetor 2022 01:13
-
Shpërndaje në: