Sport

Korenica: Treguam karakter

Mesfushori i Ballkanit, Meriton Korenica, ka thënë pas ndeshjes se fitorja ndaj Sivassporit ishte e veçantë.

Sipas tij, Ballkani ka treguar katakter.

“Është kënaqësi e veçantë të arrijmë fitore, kur dihet që ishte fitore historike. E dhamë maksimumin dhe treguam karakter duke u rikthyer në lojë. Shpresoj që ta bëjmë shumë krenar krejt Kosovën edhe në ndeshjen e kthimit”, tha Korenica.

Futbollisti nga Rahoveci shënoi golin e tretë për Ballkanin në fitoren kundër Sivassporit si mysafir 4:3.