Sport

Interi planifikon kontratë të re për Çalhanoglun

Mesfushori Hakan Çalhanoglu këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të dalluar tek Interi, dhe drejtuesit e klubit po planifikojnë t’i ofrojnë kontratë të re atij.

“Calciomercato” ka raportuar të enjten se Interi ka bërë gati kontratën e re dyvjeçare për 28-vjeçarin, me të cilën do të mbetej në klub deri në vitin 2026. Kontrata aktuale i skadon turkut në verën e vitit 2024 dhe ka pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.

Ai është pjesë e Interit prej vitit të shkuar kur iu bashkua si lojtar i lirë dhe këtë edicion ka dy gola e një asistim në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.