Ecuria e Salzburgut austriak në Ligën e Kampionëve vazhdon të jetë pozitive në ndeshjet në shtëpi.
Të martën mbrëma, Salzburgu fitoi 1:0 kundër Dinamos së Zagrebit dhe vazhdon të mbetet i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi, në Ligën e Kampionëve.
Asnjë skuadër tjetër nuk e ka shënuar të njëjtin sukses më parë.
Salzburgu e mbante këtë rekord me Sturm Grazin, që prej vitit 1999 deri në vitin 2000, nuk mposhtej në shtëpi në pesë ndeshje.
Pjesë e Salzburgut të Austrisë është edhe talenti shqiptar, Dijon Kameri.