Skuadrës së Juventusit i janë dashur tri ndeshje për ta shijuar fitoren e parë këtë sezon në Champions.
Pas dy humbjeve rresht, Juventusi shënoi fitore në ndeshjen e tretë kundër Maccabi Haifas që ka tri disfata rresht.
Të mërkurën mbrëma në Torino, Juventusi triumfoi me shifrat 3:1 në ndeshjen e Grupit H. Adrien Rabiot (35’, 83’) dhe Dushan Vllahoviq (75’) shënuan golat e fitores për Juventusin, me asistimet e Angel Di Marias.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Dean David në minutën e 75-të.
-
6 tetor 2022 01:00
-
Shpërndaje në: