Sport

Arsenali po e përcjell nga afër Majerin

Arsenali ka dërguar skautë për ta përcjell nga afër kroatin Lovro Majer, në fitoren që Kroacia e shënoi ndaj Danimarkës 2:1 në Ligën e Kombeve, në fund të muajit të kaluar.

Kështu ka raportuar të mërkurën mediumi anglez “Daily Express”.

Mesfushori 24-vjeçar me tipare sulmuese e nisi karrierën te Lokomotiva, e më pas i kaloi tri vjet te Dinamo e Zagrebit.

Aktualisht është pjesë e Rennesit, skuadrës franceze të cilës iu bashkua në muajin gusht të vitit të kaluar.

Majer sivjet ka nëntë paraqitje dhe një gol të shënuar e dy asistime.