Sport

Mourinho pritet të vazhdojë me Romën

Kur Jose Mourinho u transferua te Roma si trajner i ri i skuadrës, shumë njohës të futbollit besuan se karriera e tij ishte afër fundit.

Megjithatë, ai ka pasur suksese me një tjetër skuadër italiane.

Pasi e fitoi edicionin inaugurues të Ligës së Konferencës, zyrtarët e klubit italian po e menojnë vazhdimin e bashkëpunimit me të.

Kështu ka shkruar “La Repubblica” të mërkurën.

Kontrata Mourinhos mund t’i vazhdohet deri në vitin 2026, pasi ajo aktuale i skadon në vitin 2024.